Bayerni, i fortë për Juventusin

Unknown | Wednesday, April 10, 2013 |


Bayern Munichu është treguar i fortë për Juventusin, në duelin e dyfishtë çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Pasi e mposhti në përballjen e parë 2:0 javën e kaluar, gjiganti bavarez ia doli të fitojë edhe në Torino sonte me rezultat identik (2:0), për t’u kualifikuar në gjysmëfinale të këtij evenimenti me plot meritë.
Skuadra gjermane ka bërë lojë të hapur, duke mos u mbrojtur në asnjë moment. Në pjesën e parë të dyja skuadrat i kanë pasur rastet e tyre, por nuk ia dolën të shënonin.
Në pjesën e dytë, shokët e Xherdan Shaqirit ishin më konkretë. Fillimisht Arjen Robben e qëlloi shtyllën në minutën e 57-të, kurse goli shumë i vlefshëm, i cili ua ‘këputi këmbët’ Bianconerëve arriti në minutën e 64-t.
Në fakt, Bastian Schweinsteiger harkoi nga goditja e lirë deri tek Javi Martinez, që gjuajti nga afërsia, por portieri Gianluigi Buffon e dëboi topin deri tek sulmuesi Mario Mandzukic, që nga afërsia nuk e pati vështirë të shënonte me kokë, 0:1.
Deri në vazhdim, ekipi italian tentoi sa mundi, por t’i shënonin katër gola për 25 minuta ishin shumë.
Madje, ekipi gjerman e shënoi golin e dytë me anë të Claudio Pizarros. Bayerni e konfirmoi edhe një herë se sivjet është njëri prej kandidatëve kryesorë për ta fituar Championsin./gazetaerxpress

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!