Tifozët e Galatasarayt, 40.000 maska të Terimit

Unknown | Wednesday, April 10, 2013 |

Tifozët e Galatasarayt kanë vendosur në fytyrë maska të trajnerit Fatih Terim, në ndeshjen e kthimit çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Real Madrid.

Grupi kryesor i tifozëve të gjigantit turk, Ultraslan i kanë printuar 40.000 mijë maska, me portretin e trajnerit të tyre.
Maskat ishin vendosur para loje në çdo ulëse të stadiumit Türk Telekom Arena.

Kjo demonstratë e tyre është pjesë e protestave kundër faktit se Terim ishte përjashtuar nga gjyqtari Süleyman Abay në ndeshje me ekipin Mersin në fundjavë, me ç’rast rrezikon të dënohet me shumë ndeshje.

Maskat kishin për qëllim mbështetjen e trajnerit, i cili nga tifozët e Galatasarayt quhet ‘Imparator’. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!