Cana me Lazion eliminohen, Chelsea prek gjysmëfinalen

Unknown | Friday, April 12, 2013 |

Lazio e Lorik Canës i ka dhënë fund eksperiencës në Europa League për këtë sezon. Skuadra e futbollistit shqiptar u eliminua në çerekfinale nga Fenerbahçe, me të cilën barazoi sonte 1:1, në ndeshjen e zhvilluar në Romë. Skuadra nga Stambolli shkoi në gjysmëfinale historike, pasi e kishte fituar ndeshjen e parë 2:0 në Stamboll.

Ndërkohë, kampioni aktual i Evropës, Chelsea, e preu një biletë për gjysmëfinale, edhe pse humbi 3:2 nga Rubin Kazani në Rusi. Fitorja 3:1 në Londër ishte vendimtare për depërtimin në mesin e katër më të mirëve të këtij kompeticioni të ekipit të Rafael Benitezit.

Në duelet tjera, Newcastlet nuk i mjaftoi barazimi 1:1 në shtëpi ndaj Benficas, pasi portugezët kishin fituar 3:1 në shtëpi, javën e kaluar.

Dueli i fundit ishte ai ndërmjet Baselit dhe Tottenhamit, tek i cili u zhvillua loja shtesë, pasi të dyja ndeshjet, në kohën e rregullt përfunduan me rezultat identik, 2:2.

Edhe loja shtesë vazhdoi njëjtë, kështu që u desh gjuajtja e penalltive. Më të saktë nga 11 metërshi ishin futbollistët zviceranë, që e prekën për herë të parë gjysmëfinalen.

Europa League
Rubin Kazan – Chelsea 3:2 (1:3)
Basel – Tottenham 2:2, 4:1 pas penalltive (2:2)
Newcastle – Benfica 1:1 (1:3)
Lazio – Fenerbahçe 1:1 (0:2)

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!