Chelsea, sikur vjet, edhe sivjet

Unknown | Friday, April 12, 2013 |


Chelsea është skuadra që po e mbron nderin e anglezëve në Evropë. Kjo mund të mospranohet nga tifozë të skuadrave të tjera, por është një fakt.
Skuadra londineze është e vetmja skuadër që ka mbetur në garat evropiane nga skuadrat angleze. Eliminimi i Manchester Cityt dhe United, pastaj i Arsenalit nga Liga e Kampionëve, më pas edhe i Tottenham e Newcastle nga Europa League, ka bërë që Chelsea i Benitez të jetë skuadra e vetme angleze që prekë gjysëmfinalen e Europa League.
Një gjë e njëjtë kishte ndodhur edhe vitin e kaluar kur Chelsea ishte e vetmja skuadër në këtë nivel garash që përfaqësonte Anglinë ndërsa në fund e mbrojti fuqishëm nderin anglez me triumfin në Ligën e Kampionëve./indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!