Dortmundi nuk humb 3:0 qe dy vjet

Lina's | Tuesday, April 30, 2013 |

Real Madridit i nevojitet një fitore minimale 3:0, për ta përmbysur rezultatin ndaj Borussia Dortmundit. Nuk do të jetë e lehtë për skuadrën e Jose Mourinhos, sepse gjermanët janë treguar solidë dhe të aftë t’i shkaktojnë kokëçarje çdo skuadre në çdo moment.

Rezultatet si mysafirë për skuadrën e Jurgen Klopp kanë qenë mjaft interesante, pasi ka pësuar humbje rrallë.
Hera e fundit kur verdh e zinjtë kishin humbur 3:0, rezultat ky që i konvenon Realit, me kusht që mos të pësojë gol, ishte dy vjet më parë.

Kishte ndodhur më 28 shtator të vitit 2011 në fazën e grupeve, ndaj Olympique Marseilles. Të njëjtën gjë synojnë ta bëjnë edhe madrilenët sonte në Santiago Bernabeu. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!