Barça e kërkon mrekullinë te Messi

Lina's | Tuesday, April 30, 2013 |

Barcelona do ta kërkojë mrekullinë e quajtur ‘Messi’, për ta ndihmuar këtë ekip që ta përmbys rezultatin nga ndeshja e parë me Bayern Munichun, në duelin e kthimit gjysmëfinal të Ligës së Kampionëve, që do të zhvillohet nesër mbrëma në Camp Nou.

Gjigantin katalunas e pret një punë e vështirë, pasi gjendet në disavantazh prej katër golash.

Ylli argjentinas, i cili vuajti nga një lëndim muskulor që e kishte pësuar ndaj PSG-së, është kthyer furishëm ndaj Athletic Bilbaos, duke e shënuar një gol dhe duke asistuar në një tjetër.

“Messi is back (Messi është kthyer)”, është kjo fjalia që e përdorin tifozët katalunas, të cilët shpresat e vetme i kanë tek ‘Pleshti’, i cili ia doli ta përmbyste rezultatin nga ndeshja e parë me Milanin. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!