Edhe një gol nga Xherdan Shaqiri VIDEO

Unknown | Saturday, April 13, 2013 |


Me Shaqirin Bayerni Munichu nuk ka të ndalur. Skuadra bavareze ka arritur edhe fitoren e 25 nga 29 javë të zhvilluar në Bundesligë, duke e mposhtur 4:0 Nurnbergun në “Allianz Arena”.
Dihet tashmë se Bayerni javën e kaluar edhe matematikisht e ka siguruar titullin e kampionit të Gjermanisë.
Mesfushori kosovar, Xherdan Shaqiri e nisi lojën nga minuta e parë, kurse realizoi golin e katërt të Bayernit në minutën e 56 pas asistimit të Frank Riberys.
Golat tjetër për vendasit i shënuan Boateng (min 5), Gomes (17) dhe Rafinha në minutën e 24.
Në anën tjetër, Borussia Dortmund e ka shkatërruar Gruether Furthin në udhëtim duke e mposhtur bindshëm 6:1.
Për Furthin u paraqit sulmuesi kosovar, Ilir Azemi i cili luajti nga minuta e 82-të, kurse Mergim Mavraj nuk ishte fare në listën e trajnerit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!