Ferguson: Llogaris në Januzajn, është lojtar i mirë (Video)

Lina's | Tuesday, April 30, 2013 |

Sir Alex Ferguson pas betejës me Manchester City dhe Chelsea për titullin në Premier League kërkon të fitojë edhe betejën e merkatos pasi të tre klubet kanë disa objektiva të përbashkët për sa i përket të ardhmes. Por, bosi i Manchester United, përveç blerjeve në verë, ka edhe një plan tjetër për ta ruajtur titullin kampion dhe të jenë më kompetitivë në Champions League sezonin tjetër: Të besojë më shumë te të rinjtë që ka në skuadër.

David De Gea, Rafael, Phil Jones, Chris Smalling, Alex Buttner, Nick Powell, Tom Cleverley dhe Danny Welbeck janë lojtarë nën 23 vjeç. Shinji Kagawa dhe Chicharito 24, Jonny Evans është 25 dhe Wayne Rooney, i cili po arrin të 27-at.
Por një tjetër talent te “Djajtë e Kuq” është edhe shqiptari 18-vjeçar Adnan Januzaj, i cili sipas “Daily Mail” mund të debutojë në javët e mbetura me fanellën numër 44.

Përpos këtyre lojtarëve, kemi edhe tek të rinjtë Adnan Januzajn, i cili është lojtar mjaft i mirë”, është shprehur trajneri skocez. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!