Raikonen: Iki sapo të mbaroj këtë sezon

Unknown | Friday, April 26, 2013 |

Lajmi vjen si një rrufe në qiell të hapur. Kimi Raikkonen do të tërhiqet nga Formula 1 në fund të Botërorit 2013. Deklarata e bujshme është bërë nga vetë piloti finlandez i skuderisë Lotus në Twitter. “E mbyll në fund të sezonit. Shpresoj ta bëjë këtë pasi të kem fituar titullin e dytë kampion në karrierën time”,-shkruan Raikkonen. Pak fjalë, që shprehin qartë vendimin e një prej pilotëve më të talentuar të viteve të fundit, vetëm në rast se kjo është një shaka e vetë pilotit, një gënjeshtër “e bardhë” në ditën e 1 prillit.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!