Finale spanjolle apo gjermane, ndoshta!?

Unknown | Friday, April 12, 2013 |


Shorti i gjysmëfinaleve të Champions League ka nxjerrur dy sfida mjaft interesante, atë në mes Bayern Munich-Barcelona dhe Borussia Dortmund-Real Madrid.
Ndeshjet e para do të zhvillohen më 23 prill në Gjermani,në Allianz Arena dhe me 24 në Signal Iduna Park, ndërsa ato rë kthimit më 30 prill në Santiago Brenaveu dhe me 1 maj në Camp Nou.
Çka është më interesantë është se në gjysmëfinale janë evituar ndeshjet "Klasike",por nuk është e pamundur që në finale të na pret diçka e tillë, qoftë "El Clasico" spanolle apo edhe "Classic"-ja gjermane.
Ajo çfarë mund të thuhet në fund është se na presin dy gjysmëfinale të forta ku Reali do ta ketë të vështirë ta mposhtë Dortmundin me të cilin ekip edhe u ballafaqua në fazën e grupeve ku Dortmundi i nxori punë duke barazuar në Bernabeu 2-2 dhe duke e mposhtur në Signal Iduna Park.
Punë hiq më të lehtë nuk do ta ketë as Barcelona ta eliminojë Bayernin e Heynckes.Duke e ditur formën që po kalon Bayerni këtë vit,Tito Vilanova do ta ketë shumë vështirë me bavarezët./indeksonline/ 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!