Futbollistët e AEK-ut, sulmohen nga tifozët e tyre (Video)

Unknown | Tuesday, April 16, 2013 |

Fundjavën që shkoi janë para disa skena dhune në Wembley, Newcastle e Bradford, por Anglia nuk ishte vendi i vetëm me trazira të shkaktuara nga tifozët.

Futbollistët e AEK-ut të Athinës kanë shpëtuar për mrekulli, pasi u sulmuan nga tifozët e tyre të mllefosur, pasi ekipi i tyre i zemrës ishte duke e humbur derbin grek me Panathinaikosin.

Kulmi i durimit të tifozëve arriti në minutën e 87-të, kur Mavroudis Bougaidis shënoi autogol dhe menjëherë tifozët e vërshuan fushën, duke i ndjekur lojtarët e tyre, të cilët ia mbathën drejt dhomave të zhveshjes, duke i shpëtuar dajakut të sigurt. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!