Goleadori Ronaldo, 11 gola në Champions

Lina's | Wednesday, April 10, 2013 |

Cristiano Ronaldo e konfirmoi mbrëmë nofkën e goleadorit duke shënuar dy gola, në humbjen 3:2 nga Galatasaray, e cila megjithatë e qoi Real Madridin në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve. Me dy golat e shënuar në Stamboll, ylli portugez u ngrit në kuotën e 11 golave të shënuar këtë sezon në Champions nga 10 ndeshje të zhvilluara, një dominim absolut ndaj kundërshtarëve. Burak Yilmaz, i cili nuk mundi të luante mbrëmë, e mbylli kampanjën me 11 gola, ndërsa rreziku vjen nga Lionel Messi, i cili ka 8 gola, por që është në dyshim për ndeshjen e sontme ndaj PSG-së. Ronaldo mund t’ia rrëmbejë titullin e golashënuesit më të mirë në Ligën e Kampionëve, Lionel Messit, pas katër vjetësh. CR7 ka shënuar 48 gola nga 47 ndeshje këtë sezon. Vërtetë i jashtëzakonshëm. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!