Kur Nadal vishte fanellën e Barçës!

Ilir Tërstena | Thursday, April 11, 2013 |

Rafael Nadal është një tifoz i flaktë i Real Madridit dhe këtë e ka shprehur haptas shpeshherë. Ai i përcjell shpesh ndeshjet e gjigantit madrilen, ndërsa në shtëpinë e tij ka një koleksion fanellash dhe gjësendesh të ‘Los Blancos’. Por, nëse kthehemi prapa, në fëmijërinë e tij, gjërat flasin ndryshe. Një fotografi është zbuluar së fundmi ku shihet njëri prej tenistëve më të mirë në botë me fanellën e Barcelonës, kur xhaxhai i tij Miguel Angel luante për gjigantin katalunas. Me siguri, kur ta shohë këtë fotografi, ish tenisti më i mirë në botë do të ndihet në siklet. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!