Messi me fuqi magjike

Unknown | Monday, April 22, 2013 |


Dani Alves i cilëson si magjike, aftësitë që Lionel Messi ka në fushën e lojës. Për të, Messi është çelësi i suksesit për klubin e Barcelonës gjatë këtij sezoni
“Messi e di që është lojtari më i mirë në botë dhe për fuqitë që ka për të ndryshuar lojën vetëm me praninë e tij në fushë. Kur Messi luan, ndryshon shumë gjëra. Kishim nevojë për të ndaj Paris Saint-Germain. Me Messin në fushë frikësohen kundërshtarët dhe gëzohen tifozët e Barcelonës, e gjitha kjo sepse flasim për më të mirin, sepse ai ka fuqi magjike”.
Gjigantët katalanas ishin pranë eliminimit nga Champions League në sfidën me PSG, derisa Messi u fut në lojë nga stoli dhe rezultoi deciziv për avancimin e skuadrës në gjysmëfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!