Alves: Jemi gati për Bayernin

Unknown | Monday, April 22, 2013 |

Dani Alves insiston se Barcelona është e gatshme për t’u përballur me Bayern Munichun nesër mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.
Futbollisti brazilian është i vetëdijshëm me vështirësinë që mund ta has gjiganti katalunas në këtë përballje, por shpreson që ai me shokë të dalin mirë nga kjo betejë.
“Do të jetë një ndeshje emocionuese dhe e vështirë. Do të luajmë kundër një skuadre të madhe evropiane dhe e kemi mundësinë ta demonstrojmë se sa vlejmë dhe nëse e meritojmë apo jo finalen e Wembleyt”, deklaroi mbrojtësi i djathtë. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!