Futbolli italian "i lidhur" me mafian

Unknown | Monday, April 22, 2013 |


Se futbolli italian është i lidhur me mafian dhe tregun e zi, tregon edhe fakti që policia italiane ka shkatërruar një sistem për mbledhjen e basteve ilegale online për ndeshjet e futbollit, duke arrestuar edhe njerëz që merreshin me këtë punë.
Mësohet se agjentët e policisë kanë kryer sekuestrime me vlerë 3 milionë euro, ndërkohë që arrestimet u janë komunikuar 38 personave, 15 prej të cilëve ndodhen në burg, 6 në arrest shtëpie dhe 17 me urdhër-ndalim për të jetuar në rajonin e Kampanias.
Sipas burimeve, akuzat që rëndojnë ndaj tyre janë pjesëmarrje në organizatë mafioze dhe ushtrim ilegal të aktiviteteve të lojrave dhe basteve online. Arrestimet janë kryer në Napoli, Kazerta, Kalabri, Pulia dhe Sicili. /indeksonline/
 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!