Shtanget Ibra, e puth në qafë kundërshtari

Unknown | Monday, April 22, 2013 |

Në një ndeshje futbolli gjëja që më pak pret është që gjatë saj, kur nervat janë të tendosura dhe tensioni i lartë, kundërshtari të vijë dhe të të japë një puthje shumë sensuale në qafë. Por pikërisht kjo gjë i ka ndodhur sulmuesit të famshëm Zlatan Ibrahimovic. Gjatë ndeshjes PSG-Nice, Renato Civelli iu afrua futbollistit suedez dhe e puthi butësisht duke e lënë të shtangur ish-lojtarin e Milanit. Parisi njihet si qyteti i dashurisë, por nuk e dinim që ndjenja shkonte deri në këtë pikë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!