Milani e lëshoi fitoren nga duart (Video)

Lina's | Sunday, April 07, 2013 |

Fiorentina e ka ‘shkrirë’ epërsinë e Milanit, në ndeshjen e zhvilluar sot ndaj Fiorentinës, e cila përfundoi baras, 2:2. Rossonerët ishin në avantazh prej dy golash, plus me një lojtar më shumë në fushë, por nuk ditën ta ruanin epërsinë, në ndeshjen e zhvilluar në Artemio Franchi.

Ricardo Montolivo e realizoi golin e parë të mysafirëve në minutën e 14-të, duke e shfrytëzuar një gabim të Davide Pizzarros, ndërsa ekipi Viola mbeti me një lojtar më pak kur Tomovic u ndëshkua me karton të kuq, pasi e goditi me bërryl Stephan El Shaarawyn.

Udhëtuesit e gjetën golin e dytë në minutën e 62-të me anë të mesfushorit Mathieu Flamini.
Por, nuk shkuan as 4 minuta kur ky i fundit shkaktoi penallti në Adem Ljajicin, ndërsa mesfushori serb ishte i saktë nga 11 metërshi, 1:2.

Në minutën e 72-të Rossonerët sërish shkaktuan penallti me anë të mbrojtësit Mattia De Sciglio, kurse David Pizarro ishte i saktë nga pika e bardhë.
Pas këtij barazimi, Milani mbeti në pozitën e tretë, kurse Fiorentina rrezikon ta humb vendin e katërt. /Fish Media/


Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!