"Prapanica e Klopp, në muzeun e Bayernit"

Lina's | Monday, April 15, 2013 |


Shorti i hedhur në Ligën e Kampionëve ka bërë që të tensionohen në masë të madhë raportet mes Bayern Munchen dhe Borusia Dortmund.
Pas deklaratës së Jurgen Klopp se Pep Guardiola do të ndihmoj Bayernin për të eliminuar Barcelonën dhe se ai do të vendoste bast prapanicën e tij që drejtuesit e Bayernit të Mynihut do të këshillohen me Guardiolën, ka ardhur tani reagimi nga shefi ekzekutiv i bavarezëve, Karl Heizz Rummenige.
"Prapanica e tij do të përfundoj në muzeun e Bayern Munchen. Klopp duhej të kishte vënë bast flokët që i ka vendosur me transplant sepse janë më të lehta për t’u transportuar krahasuar me prapanicën" deklaroj Rummenige./Indeksonline/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!