Real – Barça, finalja më e mundshme e Championsit

Unknown | Thursday, April 11, 2013 |

Barcelona, Real Madrid, Bayern Munich e Borussia Dortmund do ta kërkojnë finalen e Wembleyt, por së pari duhet ta kalojnë ‘pengesën’ e quajtur gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve.

Bastoret e huaja i kanë vendosur qysh tash kuotat, në bazë të së cilave vlerësohet se cilat skuadra kanë më shumë gjasa të shkojnë në finale të Ligës së Kampionëve.

Bastorja ‘LBapuestas’ e ka vendosur kuotën 3.40 për një finale të Championsit e tëra spanjolle, Barcelona – Real Madrid. Ndërkaq, një finale e tëra gjermane, ndërmjet Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut paguhet me kuotën 9, pra një mundësi më e vogël kjo për të ndodhur sipas bastoreve.

Që kampioni i Evropës të jetë spanjoll, kuota është mjaft e vogël, 1.44, ndërsa nëse kampioni do të jetë gjerman, kuota është 2.60.

Një tjetër favorit për të shkuar në finale konsiderohet edhe Bayern Munichu. Për një finale eventuale Bayern – Barcelona, kuota është 4, ndërsa finalja eventuale Bayern – Real paguhet me kuotën 5.50.
Borussia Dortmund është ekipi me më së paku gjasa për të shkuar në finale, apo për ta fituar eventualisht këtë eveniment prestigjioz. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!