16 të “pabesët” e Kombëtares Shqiptare të Futbolllit

Sinani | Tuesday, June 18, 2013 |

Janë plot 16 lojtarë që kanë refuzuar Kombëtaren Shqiptare. Elvis Kabashi ishte rasti tipik i atij që i tradhton ngjyrat kuqezi. Nëse në të kaluarën futbollistë nga Kosova si Valon Behrami, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka, Blerim Xhemajli etj., justifikoheshin me faktin se nuk ishin thirrur kur ishin të vegjël, Kabashi nuk mund ta thoshte dot këtë. 
Por, kur mendohej se kjo modë e vjetër kishte marrë fund, vjen edhe një tjetër refuzim, ndonëse jo ende zyrtar, i Loret Sadikut. Mbrojtësi është ndër të fundit e atyre që një pjesë e mirë e tifozëve i konsiderojnë “tradhtarë”. 


Përveç emrave të mësipërm, nuk kanë pranuar të luajnë me Shqipërinë për arsye nga më të ndryshmet edhe Mërgim Brahimi (u pendua më pas), Milaim Rama, Admir Mehmeti, Ronald Gërçaliu, Sotir Nini, Gjergji Kone, Albi Kondi, Stefano Kapino, Andrea Tatos dhe Elin Dhimuço.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!