Tjetër operacion për Puyol

Sinani | Tuesday, June 18, 2013 |

Mbrojtësi i Barcelonës, Carles Puyol, të mërkurën do t’i nënshtrohet një tjetër ndërhyrjeje kirurgjike në gjurin e djathtë për të larguar një cist, ndërsa kjo do ta mbajë rreth tri-katër javë jashtë fushe.
Spanjolli 35-vjeçar ka përjetuar lëndime të shumta në sezonin e kaluar, të cilat e kanë detyruar të bënte dy operacione po në gjurin e djathtë, theu ashtin e mollëzor dhe e nxori nga vendi bërrylin.
Lëndimet ia kufizuan numrin e paraqitjeve me Barcën, ia penguan pjesëmarrjen në Euro 2012 dhe në Kupën e Konfederatave në Brazil. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!