Barca do të bëjë ofertë për Matan?

Sinani | Tuesday, June 18, 2013 |

Barcelona është duke përcjellë situatën e mesfushorit të Chelseat, Juan Mata.
Sipas El Mundo Deportivo, Blaugranët planifikojnë shitjen e Thiago Alcantaras dhe Cristian Tellos, prandaj duan ta transferojnë spanjollin.
Më herët është thënë se trajneri i Bluve, Jose Mourinho, e ka vënë në listën e shitjes 25-vjeçarin, edhe pse diçka e tillë nuk është konfirmuar akoma.
Mata ishte lojtari më i mirë i Chelseat në sezonin e kaluar, ndërsa presidenti i Barcës, Sandro Rosell, vazhdimisht është përpjekur që ta transferojë në Camp Nou edhe gjatë kohës kur ishte te Valencia. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!