City e United bëjnë blerjet e para

Lina's | Friday, June 07, 2013 |

Manchester City tashmë pa trajner që pas shkarkimit të Roberto Mancinit është shumë pranë teknikut Manuel Pellegrini, i cili do të firmosë për Citizen javën e ardhshme. Ndërsa për sa i përket afrimeve të lojtarëve të tjerë është zyrtarizuar Fernandinho i Shakhtarit ku, Manchester City ka paguar 40 milion euro për kartonin e tij. Ndërsa Manchester United nuk mbetet gjithashtu mbrapa me lëvizjet. Djajtë bën merkato në Uruguay ku për 2.5 milion euro ka afruar një mbrojtës të djathtë 20 vjecar, Gilliermo Varela. Ndërsa Patrice Evra pritet të jetë largimi i parë i kësaj merkatoje ku me shumë gjasa destinacioni i tij i ardhshëm do të jetë klubi i Monacos, që e sheh atë si përforcimin e duhur për sezonin e ardhshëm.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!