Ftesa për Rooney, 300 mijë euro ekstra rrogër

Sinani | Thursday, June 20, 2013 |

Aksionari i Arsenalit, Alisher Usmanov ka ftuar sulmuesin e Manchester Unitedit që të transferohet tek ekipi londinez gjatë kësaj vere, transmeton “Daily Mirror”.
Usmanov ka thënë se është i gatshëm t’ia paguajë Menjus një dëmshpërblim prej 35 milionë eurosh për Rooneyn, ndërsa këtij të fundit t’i ofrojë pagë javore prej 300 mijë eurosh.
Rooney nuk i ka raportet e mira me krerët e Menjus dhe gjasat janë të mëdha që gjatë kësaj vere ai të largohet nga “Old Trafford”. “Ai është një lojtar madhështor dhe do të kishte sukses edhe më shumë nëse transferohet tek Arsenali. Ne jemi të gatshëm për ta marrë në radhët tona”, është shprehur Usmanov. Rooney kërkohet edhe nga Mancheser City, Chelsea dhe PSG-ja.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!