Futbolli italian hetohet për pastrim parash

Ismail Sinani | Thursday, June 27, 2013 |

Futbolli italian goditet nga një tjetër skandal. Autoritetet financiare vendase ndërmorën një operacion të rrufeshëm kontrolli në selitë e 41 klubeve të Serisë A, B dhe të klubeve që luajnë në kategori më inferiore.
Hetimet janë të drejtuara nga Prokuroria e Napolit. Klubet e futbollit dyshohet se janë të përfshira në një sistem pastrimi parash nga shoqëri dhe organizata që ushtrojnë aktivitet kriminal. Ajo që trondit është se mes skuadrave që po hetohen janë edhe ato që njihen si “big-ët” e futbollit italian, Inter, Milan, Juventus, Napoli, Roma dhe Lacio.
Guardia Di Finanzia ka sekuestruar nga zyrat e klubeve kontratat dhe dokumentacionet mes klubeve, lojtarëve dhe menaxherëve të këtyre të fundit. Lista e futbollistëve të përfshirë në hetim është disa qindra mes të cilëve edhe emra të njohur si Lavezzi, Nicola Legrottaglie, Massimo Oddo dhe Alessio Tacchinardi.
Ndërkohë mes prokuratorëve të hetuar bie në sy emri i Alessandro Moggi-t, djali i ish-drejtorit teknik të Juventusit, Luciano Moggi.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!