Guardiola të punojë me Shaqirin!

Sinani | Tuesday, June 18, 2013 |

Trajneri Jup Hejnkes, që në sezonin e fundit i fitoi të gjitha me Bajernin e Munihut, titullin kampion, Kupën e Gjermanisë dhe Ligën e Kampionëve të Europës, ka një mendim shumë pozitiv për mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri. Ishte vetë tekniku gjerman që e mori Shaqirin verën e kaluar nga Bazeli për 12 milionë euro.
Hejnkes tani është në pushim dhe për kapitalin që ka lënë te skuadra e Bayernit, dallon edhe Shaqirin. “Shaqiri është lojtar i klasit”, – tha Hejnkes për fussball.de.
Ai madje i lë porosi trajneri të ri të Bajernit, Pep Guardiola, që të punojë me Shaqirin. “Ai duhet të punojë me të. Pasardhësi i im do ta bëjë atë të veçantë”, – deklaroi Heynckes.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!