Bossi në det, Reali i’a bën gati shumë miliona!

Sinani | Tuesday, June 18, 2013 |

Derisa Roanldo po qëndron në jaht, ku po kalon pak pushime në det, siç duket klubi mbretëror Real Madrid po mendon për të. Ata kanë vendosur të bëjë çmendurinë e radhës.Kësaj here duke i ofruar portugezit Cristiano Ronaldo një kontratë të re, e cila do thyente rekordet botërore normalisht nëse ai do ta pranonte atë.
Sipas mediave spanjolle ‘Los Blancos’ i ka ofruar reprezentuesit portugez kontratë pesë vjeçare.
Sipas kontratës Cristiano do përfitonte 155 milionë euro brenda këtyre vjetëve.
Çdo muaj CR7 do marrë nga 20 milionë euro plus një pjesë të madhe të parave nga reklamat. Gjithashtu klubi madridlen ka pranuar që t’ia paguan taksat shtetërore.
Kujtojmë se aktualisht lojtari më i paguar në botë është sulmuesi kamerunas i Anzhit, Samuel Eto’o, i cili merr në vit rreth 20 milionë euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!