Lojtarët që nuk më ndjekin do kenë gjithmonë probleme me mua

Sinani | Tuesday, June 18, 2013 |

Trajneri i ri i Çelsit, Hoze Murinjo, u ka bërë të qartë lojtarëve të klubit londinez, se do kenë problem nëse nuk ndjekin këshillat e tij dhe tregohen egoist.
“Ekziston një fjali që unë e them gjithmonë në çdo klub që shkoj dhe do ta them përsëri kur të takohem me lojtarët e mi me 10 korrik. Këtë fjali e them gjithmonë në ditën e parë të stërvitjes. Nëse je një profesionist, nëse nuk je egoist, nëse vendos klubin para vetes dhe nëse je këtu për të punuar 100% për mua, për shokët e skuadrës dhe klubin, atëherë bashkë do të kemi një raport të shkëlqyer. Nëse je egoist, nëse nuk mendon për tifozët, atëherë do të kemi probleme bashkë.
Shpesh janë 2-3 lojtarë që nuk janë të gatshëm të pranojnë këto lloj rregullash dhe kështu krijohen disa marrëdhënie problematike. Në këto momente, klubi mbështet trajnerin ose lojtarin problematik. Nëse klubi mbështet trajnerin, dy lojtarët largohen dhe gjithçka bëhet e thjeshtë”, ishte mesazhi i qartë i Murinjos, i cili gjithmonë ka pasur raporte problematike me lojtarë të caktuar.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!