I uroj suksese Guardiolës

Sinani | Tuesday, June 18, 2013 |

Jupp Heynckes i uroi pasardhësit të tij në pankinën e Bayern Munchen, Pep Guardiola, që të përsërisë sukseset që ai arriti në krye të bavarezëve.
“I uroj Guardiolës sa më shumë suksese. Do më pëlqente shumë nëse Bayern Munchen do të bënte sërish Tripletën. I kam lënë një skuadër që funksionon në mënyrë perfekte”, theksoi Heynckes në një intervistë për revistën ‘Kicker’.
Trajneri i cili këtë sezon nuk do të drejtojë asnjë skuadër, ka deklaruar se do të duhen disa vite suksesi në mënyrë që Bayern të konsiderohet si skuadra më e mirë e Europës.
“Duhet hapur një cikël fitues me shumë suksese përgjatë viteve në mënyrë që të thuash se je skuadra më e mirë. Në vitet e ardhshme mendoj se Bayern do të ketë rivalitet të madh nga Barcelona dhe Manchester United për fitoren në Ligën e Kampioneve.”
Pep Guardiola do të prezantohet si trajneri i ri i Bayern Munchen më 24 qershor nëpërmjet një konference për shtyp, ndërsa dy ditë më pas do të drejtojë stërvitjen e tij të parë me skuadrën e re.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!