Maradona ka qenë më i mirë se Messi

Sinani | Thursday, June 27, 2013 |

Ish-sulmuesi i kombëtares kroate, Davor Shuker, mendon se Diego Armando Maradona ka qenë më i mirë se Lionel Mesi. Megjithatë, sipas tij, Mesi ka mundësi që ta arrijë Maradonën.
“Mendoj se Maradona ka qenë më i mirë. Megjithatë, koha e Mesit do të vijë. Ai do të shënojë shumë gola, do të thyejë rekorde të tjera, por duhet të fitojë diçka me Argjentinën. Ai është shumë i ri dhe koha e tij do të vijë.
Duhet të thuhet se Mesi dhe Kristiano Ronaldo nuk janë nga kjo botë, ata janë shumë përpara të tjerëve. Ata mund të krahasohen me emra si Pele, Maradona, Krujf, Bekenbauer. Kjo epokë u takon atyre”, është shprehur 45-vjeçari për Fifa.com.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!