Ronaldo fillon bisedimet me United?

Sinani | Thursday, June 27, 2013 |

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet përsëri në Manchester United pasi pritet që brenda tre ditëve të mbajë një takim me zyrtarët e klubit anglez.
Ylli i Real Madridit ishte i lidhur me një kalim në Angli pasi shprehu pakënaqësinë në Bernabeu, por kishte shpresë që arritja e teknikut të ri Carlo Ancelotti mund t`ia ndërronte mendjen.
Javë më parë presidenti i Madridit, Florentino Perez ka thënë se portugezi do të nënshkruajë kontratën e re që do ta mbajë atë në kryeqytetin spanjoll, mirëpo Ronaldo përmes rrjeteve sociale i mohoi fjalët e Perezit.
Por gazeta spanjolle “El Pais” sot ka raportuar se kapiteni i Portugalisë mund të takohet me zyrtarët e United para se të nis turneu parasezonal në Madrid.
Së fundmi menaxheri i pensionuar i United, Sir Alex Ferguson kishte ndjekur Ronaldon, i cili besohet se dëshiron të rikthehet në klubin që e bëri lojtarin më të mirë në botë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!