Merkato, ja 10 blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit

Sinani | Saturday, June 22, 2013 |

Merkato e këtij viti ka filluar me levizje të bujshme dhe të kushtueshme dhe duket se ashtu edhe do të përfundojë. Shuma marramëndëse rrethohen per futbollistë si Gareth Bale apo Cristiano Ronaldo dhe tendenca është gjithnjë në rritje, mjafton të shikojmë se si janë rritur cmimet e lojtarëve në vite ku dhjetëshen e parë të blerjeve më të mëdha në histori e nis Hernan Crespo për të cilin në vitin 2000 Lazio pagoi 55 milion euro në arkat e Parmës.
Në vëndin e nëntë qëndron një tjetër sulmues, edhe ai amerikanojugor. Braziliani Hulk la Porton për tu bashkuar me Zenith për shifrën e 55 milion eurove dhe për një pagë 60 milion euro në pesë sezone. Në vëndin e tetë renditet sulmuesi më në formë për momentin braziliani Neymar që më në fund vendosi të largohet nga vendlindja dhe si destinacion të ardhshëm zgjodhi Barcelonën që pagoi 57 milion euro për të siguruar shërbimet e tij. Ai vazhdon të klasifikohet si një nga blerjet më të dështuara të Chelsea pavarësisht se ka fituar gjithcka që mund të fitohet në futbollin profesionist. Fernando Torres i kushtoi 58.5 milion euro londinezëve që e morën nga Liverpool në janarin e 2011. Pas tij në vëndin e gjashtë renditet një ish futbollist që ka shkruar historinë e dy prej klubeve më të mëdha në Europë, Barcelonës dhe Realit të Madridit. Luis Figo u quajt si tradhëtar ku në verën e vitit 2000 pranoi ofertën e Florentino Perez që pagoi 60 milion euro në arkat e katalanasve. Të njëjtën shumë pagoi edhe Monakoja e manjatit rus Dmitri Rybolovlev tek Atletico Madrid për të siguruar sulmuesin kolumbian Radamel Falcao që do të përfitojë një pagë prej 14 milion eurosh në sezon. Reali i Madridit është padyshim skuadra që ka dominuar këtë dhjetëshe pasi në vëndin e katërt renditet braziliani Kaka. Ish ylli i Milanit la skuadrën kuqezi në mandatin e dytë të Florentino Perez i cili pagoi 65 milion euro për ta sjellë atë në Bernabeu. Në vëndin e tretë qëndron Zlatan Ibrahimovic. Sulmuesi suedez është një lojtar që ka lëvizur shumë megjithatë kalimi i tij nga Inter për tek Barcelona në vitin 2009 i kushtoi katalanasve 69,5 milion euro.
Vëndi i dytë i takon një ish galaktiku, një magjistari dhe një prej futbollistëve më të mëdhenj të historisë së këtij sporti. Zinedin Zidane ishte blerja më e bujshme e Florentino Perezit në periudhën e artë të mandatit të parë ku për ta rrëmbyer nga Juventusi ai u detyrua të paguajë plot 73,5 milion euro. Në vëndin e parë nuk ka kush të qëndrojë tjetër përvec se Cristiano Ronaldos. Kapiteni i përfaqëueses portugeze vazhdon të mbajë rekordin e transferimeve madje i shkëputur ndjeshëm nga ndjekësit pasi në verën e vitit 2009 ai la Manchester United për tu transferuar në Madrid tek Reali. Shumë që u pagua sërisht nga Florentino Perez ishte 94 milion euro.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!