Spanja do të dominojë për një kohë të gjatë

Sinani | Monday, June 24, 2013 |

Legjenda e Manchester Unitedit, Ryan Giggs, ka thënë se përfaqësuesja e Spanjës ka qenë shumë e mirë në gjashtë apo shtatë vitet e fundit dhe do të vazhdojnë të dominojnë për një kohë të gjatë.
“Ekipi i Spanjës është përplot me lojtarë të mëdhenj, si Fabregas, Iniesta dhe Xavi. Ata janë të pandalshëm kur e kanë topin në këmbë”.
“Ata kanë qenë në maje për gjashtë apo shtatë vitet e fundit. Pas tyre do të vijnë grupmoshat U21. Ata kanë kualitete në çdo nivel dhe unë mendoj se do të dominojnë edhe për një kohë të gjatë”, ka thënë Giggs për Marca.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!