Uimbëlldon, eliminohet Rafael Nadal

Ismail Sinani | Monday, June 24, 2013 |

Grand Slaeme i Uimbëlldonit nisi me një surprizë të papritur, eliminimin e një prej pretendentëve kryesore për fitoren e tij, Rafael Nadal.
Fitues përpara një muaji në “Roland Garros”, ku shfaqi një formë të shkëlqyer fizike, Nadal ra përballë belgut “anonim” Darcis, i cili u imponua me rezultatin 7-6, 7-6, 6-4.
Një disfatë e tillë, do të përfshihet në një prej zhgënjimeve më të mëdha në historinë e tenist modern, ndërsa pritet të dëmtojë rëndë Nadal edhe në renditjen e përgjithshme botërore të tenisit mashkullor.
Për Nadalin, kjo është hera e parë që bie në një raund të parë të një Grand Sleami.
Humbja e tij është një lajm i mirë për Federer dhe Murray, të cilët do të përballeshin potencialisht me spanjollin në çerekfinale e gjysmëfinale.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!