Dortmundi i hakmerret Bayernit, e fiton Superkupën (Video)

Sinani | Sunday, July 28, 2013 |

Borussia Dortmundi i është hakmarrë Bayern Munichut për humbjen e shkaktuar në finale të Ligës së Kampionëve, duke e mposhtur me rezultat 4:2, në ndeshjen e Superkupës së Gjermanisë, e cila u zhvillua sonte.

Marco Reus i kaloi verdh e zinjtë në epërsi në minutën e gjashtë, ndërsa Arjen Robben barazoi gjithçka në minutën e 54-t.

Daniel van Buyten shënoi autogol në minutën e 56-të, kurse vetëm një minutë më vonë, Ilkay Gündogan e përplasi përtokë ekipin e Pep Guardiolës, i cili e nisi keq eksperiencën me gjigantin bavarez, 3:1.

Arjen Robben i shtoi shpresat e Bayernit për ta rikthyer epërsinë (64’), por Marco Reus e vulosi fatin e këtij takimi katër minuta pa përfunduar takimi. Duhet cekur se në këtë ndeshje nga minuta e parë u paraqit futbollisti shqiptar, Xherdan Shaqiri. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!