Penallti dizastër e Dzekos, ende po e kërkojnë topin! (Video)

Sinani | Sunday, July 28, 2013 |

Manchester City e fitoi edicionin 2013 të Barclay’s Asia Trophy duke e mposhtur Sunderlandin 1:0, pasi e kishte eliminuar në turnin e parë Kinën Jugore, e cila e humbi edhe finalen e vogël për pozitën e tretë, që i takoi Tottenhamit.
Edin Dzeko ishte njeriu i ndeshjes pas dyshim, pasi e realizoi golin e fitores në minutën e nëntë. Mirëpo, sulmuesi boshnjak u shqua edhe për diçka tjetër. Në fakt, ai e ekzekutoi njërin prej penalltive më të dobët që kemi parë në vitet e fundit.
Ish futbollisti i Wolfsburgut gjuajti lart mbi portë dhe tifozët po e kërkojnë ende topin… 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!