Edhe Shaqiri me Ramazan

Sinani | Tuesday, July 09, 2013 |

Xherdan Shaqiri njihet si një besimtar i devotshëm i fesë Islame. Futbollisti kosovar shpesh është parë duke u lutur para ndeshjeve, ndërsa ka treguar se e fal po ashtu Namazin.
21 vjeçari gjithashtu e agjëron edhe Ramazanin, duke e prishur atë vetëm kur ka ndeshje me ekipin e tij.
Tash, futbollisti i Bayern Munichut, përmes llogarisë së tij në rrjetin social Facebook, e ka një urim të veçantë për të gjithë myslimanët.
“Urime muaji i shenjtë i Ramazanit, të gjithë besimtarëve muslimanë”, ka shkruar futbollisti gjilanas.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!