Rekordet më të vështira për t’u thyer në botën e futbollit

Sinani | Tuesday, July 09, 2013 |

Llogaritje të ndryshme, që nga transferimet më të shtrenjta, golat e shënuar, rezultate e të tjera, janë rekorde interesante të arritura në periudha të ndryshme dhe të vështira për t’u thyer. Në vazhdim, janë 5 rekordet më të vështira për t’u thyer nga bota e futbollit.
1. Rezultati më fenomenal i fitores: 149-0
Ky rezultat nuk do të vlente kaq shumë nëse do të arrinte të thyhej. 149-0 ishte rekordi i arritur nga skuadra e AS Adema, të cilet e kishin të sigurt titullin e kampionatit të Madagascar-it. Në këto kushte, rivalët e tyre Stade Olympique l’Emyrne as nuk u përpoqën të rezistonin fare.
Ky rekord nuk mund të arrije të thyhet pasi mesatarisht një lojë futbolli zgjat 90 minuta, dhe këto të fundit llogariten të jenë 5,400 sekonda. Kjo do të thotë se duhet bërë gol çdo 36 sekonda për të thyer rekordin vetëm me një gol më shumë.
Edhe nëse ke ndihmën e kundërshtarëve, këtë rezultat është vështirë ta arrish duke riprodhuar gola gjatë gjithë ndeshjes. Sa herë që perfundojnë shumë gola në të njëjtën portë, çdokush që është në stadium fillon të humbasë interesin për lojën.
Më shumë paraqitje të zhvilluara në nivel ndërkombetar: 184 dhe vazhdon ende të numerojë
Ahmed Hassan nga Egjipti, përfaqëson ekipin e tij kombëtar prej shumë kohësh. Mesfushori 37-vjeçar arriti ta thyejë rekordin për numrin më të madh të paraqitjeve në nivel ndërkombëtar në vitin 2012. Hassan ka një rekord prej 184 ndeshjesh zyrtare.
Ky numër mund të thyhet nga një numer lojtaresh, por do të jetë e vështirë të përballesh me eksperiencën e një lojtari si Ahmed.
Iker Casillas – që mban rekordin spanjoll për numrin më të madh të kupave internacionale – kishte 143 performanca në ndeshje zyrtare, që nga qershori i vitit 2003. Kjo është një mesatare prej 16 paraqitje për çdo vit gjatë nëntë sezoneve të kaluara.
Casillas-it do t’i duhen edhe 2 vjet e gjysmë për të qenë numri 1 i Spanjes, që ta thyejë këtë rekord. Aktualisht 31-vjeç, Casillas ka filluar të luajë në moshën 15-vjeçare, çka do të thotë se në fund, numri i paraqitjeve do të jetë i përafërt me këtë rekord, ose ndoshta do ta thyejë atë.
Asnjë ndeshje të humbur në kampionatin anglez – Premier League
Sezoni 2003-2004 është një rekord për Arsenalin, i cili ka luajtur në Premier Leaguen angleze 38 ndeshje pa humbur asnjë të vetme. Rekordi përmban 26 fitore, 12 barazime, dhe sigurisht asnjë humbje. Premier League është një kampionat i njohur për konkurrencën e lartë mes skuarave.
Transferimi me vlerën më të madhe në botë
Kur Manchester United pranoi 80 milione euro marrëveshje për Cristiano Ronaldon në vitin 2009, ishte e vështirë të besoje se një njeri mund të vlente këtë shifër. 4 vjet më vonë, aftësitë dhe teknikat e portugezit kanë justifikuar këtë shifër, madje e kanë bërë të duket qesharake krahasuar me madhështinë e tij.
Një transferim i tillë është një rekord jo lehtësisht i thyëshm, duke patur parasysh ekonominë e skuadrave elite të futbollit si: Manchester United përsëri, Chelsea apo Liverpool. Manchester Cityt, PSG-së apo Monacos gjithashtu do t’i duhej të bënin një sakrificë, që do ta falimentonte shumë shpejt rekordin.
Golat më të shumtë në vitin kalendarik: Leo Messi
Lionel Messi vjet e ka thyer rekordin e numrit më të madh të golave në një vit kalendarik. Sipas burimeve te ndryshme, numri prej 91 golash të shënuara në një vit kalendarik, është një nga historitë më intriguese të botes së futbollit të vitit 2012.
Flitej se Messi mund të detyrohet të heq dorë nga ky rekord pasi sulmuesi Godrey Chitalu thuhet se ka 107 gola gjatë vitit 1972 me Kbawe Warriors, një statistike shume sfiduese për Messin.
FIFA nuk dëshironte të llogaris numrat e golave të shënuar nga të tjerë futbollistë që nuk marrin pjesë në kompeticionet që drejton FIFA. Duket se rekodi prej 91 golash do të qëndrojë gjatë dhe do të duhet shumë mund për ta thyer, pasi duhen mbi 90 gola për gati 70 ndeshje të një viti kalendarik. Dhe këtë vetëm një person mund ta bëjë…

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!