Mourinho, çka po bën me atë iPad?

Sinani | Tuesday, July 09, 2013 |

Jose Mourinho ka thënë se është i gatshëm t’i hesht kritikët e stilit të lojës së tij, duke bërë një lojë sulmuese, ashtu siç kërkon pronari i Chelseat, Roman Abramovich.
Trajneri portgez, i cili e nisi fazën përgatitore me Blues në eksperiencën e tij të dytë, në dorën e tij mbante një iPad.
Shtrohet pyetja: Mourinho, çka po bën me atë iPad?
Natyrisht, me përparimin e teknologjisë, duket se edhe ‘Special One’ ka avancuar dhe të dhënat nga stërvitjet i plason menjëherë në mjetin e sofistikuar kompjuterik.
Të shohim nëse ish trajneri i Portos, Interit dhe Real Madridit, do të jetë i suksesshëm me iPadin e tij në eksperiencën e dytë në Chelsea.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!