Mario Gomez transferohet në Fiorentinë

Sinani | Tuesday, July 09, 2013 |

Telenovela Mario Gomez ka marrë fund sot. Bayern Munichu e ka konfirmuar arritjen e marrëveshjet me Fiorentinën përmes uebfaqes së vetë zyrtare.
“Ishte një dëshirë e Mario Gomezit të largohet nga Bayern Munichu, për t’u transferuar në Firenze. Ne e plotësuam dëshirën e tij”, ka thënë kreu i gjigantit bavarez, Karl-Heinz Rummenigge.
“Mario dha një kontribut të rëndësishëm në dy tituj të kampioni dhe dy Kupa të Gjermanisë. Sigurisht, kulmi ishte triumfi në Ligën e Kampionëve dhe kontributi që e dha në kampionat. Duam ta falënderojmë për golat që i shënoi. I urojmë fat”, përfundoi ai.
Tabloidi gjerman, Bild shkruan se Fiorentina do t’i paguajë 16 milionë euro menjëherë dhe 4 të tjera në vitet e ardhshme, për 27 vjeçarin, përfaqësues gjerman.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!