Messi-Neymar, një dyshe perfekte

Ismail Sinani | Friday, July 05, 2013 |

Guardiola është i bindur se Messi dhe Neymar do të përshtaten në Camp Nou. Për Guardiolën, Barcelona dhe Spanja kanë përfituar shumë nga gjatësia e suksesit.
“A do të përshtaten Messi dhe Neymar? Lojtari më i mirë i të gjitha kohërave përkrah një futbollisti të shkëlqyer? Jam i sigurt se ata do të funksionojnë së bashku. Barcelona dhe Spanja kanë përfituar shumë nga gjatësia e suksesit. Nuk është e pazakont humbja e Spanjës nga Brazili, pasi ata është dashur të humbin dikur. Mosha do t’iu zë, por kombëtarja ka të ardhme të ndritur. Trajnerët e futbollit spanjollë punojnë shumë mirë me të rinjt dhe me talentin që ata kanë, nuk jam i brengosur” shpreh Guardiola.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!