Mourinho: Ronaldo nuk e lëviz këmbën nga Madridi

Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |

Jose Mourinho beson se Cristiano Ronaldo do të vazhdojë të luajë për Real Madridin. Trajneri portugez mendon se CR7 nuk do t’i bashkohet Manchester Unitedit këtë verë, edhe pse e do ende këtë klub.
“Mendoj se Ronaldo do të vazhdojë në Real Madrid dhe se nuk do ta ndërrojë klubin. E dimë se ai e do Manchester Unitedin dhe Premierligën, por mendoj se nuk do të transferohet sivjet. Kështu mendoj unë, nuk është se kam folur me lojtarin”, deklaroi trajneri i ri i Chelseat, i cili punoi tri vjet së bashku me yllin portugez në Santiago Bernabeu.
“Ajo që mund ta them është se Reali është aq klub i pasur, sa që nuk ka nevojë ta shesë. Dhe, Reali është aq i pasur, sa që mundet ta refuzojë çfarëdo ofertë që arrin për Ronaldon”, përfundoi ‘Special One’. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!