Prezantohet Isco: Reali është maksimumi

Sinani | Friday, July 05, 2013 |

Real Madridi e ka prezantuar të mërkurën përforcimin më të ri, Isco. Mesfushori spanjoll ka thënë se të luash për gjigantin spanjoll është maksimumi për një futbollist profesionist.
21 vjeçari, deri dje futbollist i Malagas, do ta vesh fanellën me numër 23, të cilën dikur e mbante David Beckham.
“Pikë së pari, dua ta falënderoj mbështetjen që mora nga presidenti (Florentino Perez), familja ime dhe dashuria e të gjithë tifozëve. Për një lojtar, nuk ka diçka më të madhe sesa të jetë në Real Madrid, ky është maksimumi. Shpresoj ta shijoj eksperiencën këtu dhe t’i gëzoj të gjithë, duke fituar shumë trofe me Realin”, theksoi Isco, në prezantimin e tij.
Në anën tjetër, presidenti Perez ia ka dhënë mirëseardhjen Iscos në Bernabeu, duke treguar se Reali ndihet krenar që e mposhti konkurrencën e Manchester Cityt për njërin prej talentëve më të mëdhenj të futbollit evropian.
“Isco kishte oferta nga klubet tjera, por ai zgjodhi të luajë për Realin. Isco po i bashkohet një klubi që nuk e di fjalën ‘e pamundur’. Ky është stadiumi i tij dhe shtëpia e tij. Mirë se vjen në Real Madrid”, iu drejtua Perez futbollistit të ri.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!