Prishtina e mundi Arsenalin, e pesta në Ruhr Cup

Sinani | Sunday, July 28, 2013 |

Prishtina e ka mbyllur eksperiencën në turneun ndërkombëtar Ruhr Cup në pozitën e pestë. Bardhekaltrit e grupmoshës U-19 e kanë mposhtur të shtunën Arsenalin, në duelin për vendin e pestë.

Skuadra kosovare e siguroi këtë plasman vetëm falë penalltive, pasi që ndeshja përfundoi baras. Me anë të 11 metërshave, prishtinasit fituan 7:6, në turneun që po mbahet në Dortmund të Gjermanisë.

Bardhekaltrit e kanë filluar furishëm turneun, duke barazuar me rezultat fillestar me Wolfsborgun U-19 (kampion i Gjermanisë i kësaj grupmoshe), pastaj fituan ndaj Olympiakosit të Greqisë(2:1).

Por, në ditën e dytë ata rrënuan gjithë atë që e kishin ndërtuar në ditën e parë, duke i pësuar dy humbje radhazi, nga Borussia Moenchengladbach (1:0) dhe nga Zenit Petersburg (3:0).

Por, falë pozitës së pestë, prishtinasit do të jenë pjesëmarrës të këtij turneu prestigjioz edhe vitin tjetër. /Fish Media/

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!