Gazetari e lodh me pyetje, Guardiola largohet! (Video)

Sinani | Sunday, July 28, 2013 |

Pas fitores së Bayernit ndaj Barcelonës (2:0), trajnerit spanjoll të skuadrës bavareze nuk i kanë pëlqyer fare pyetjet e gazetarit. Në fakt, gazetari i Sky e ka pyetur Guardiolën për Tito Vilanovën dhe këto e kanë nevrikosur aq shumë sa që nuk ka arritur dot ta fsheh nervozën.

Gazetari nuk e kishte pyetur shumë trajnerin për ndeshjen, por për relacionet e Guardiolës me Vilanovën. “Marrëdhëniet tona janë vetëm çështje e jona dhe e askujt tjetër”, tha Guardiola.

I pakënaqur me përgjigjen, gazetari kishte insistuar në të njëjtën pyetje. “Kjo është pyetja e tretë për këtë temë. Kjo nuk është normale. Ne jemi këtu të flasim për futbollin”, tha Pep dhe pastaj u largua. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!