Gjyqtari e ndërpret lojën për të bërë iftar! (Video)

Sinani | Monday, August 05, 2013 |

Një gjyqtar në Senegal e ka ndërprerë për disa minuta takimin për disa arsyeje shumë të veçanta.

 Ai vendosi që mu në mes të takimit të lë futbollistët duke pritur vetëm e vetëm që ai të bëjë iftar. Gjyqtari Gueye piu ujë dhe shijoi pak ushqim që ta freskojë veten nga agjërimi ditor. Ky akt irritoi tifozët të cilët filluan të fërshëllejnë në drejtim të tij. Mirëpo, atij nuk iu bë vonë dhe pas disa minutave e vazhdoi takimin sikur të mos kishte ndodhur asgjë. 

Pas ndeshjes ai u shpreh. “Ndoshta nuk është e lejuar me rregulla, mirëpo secili mund të gëzojë një pushim të shkurtër për të plotësuar një nevojë shëndetësore. Trupi i njeriut ka nevojë për ujë”, tha Gueye. 

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!