Ronaldo: Më mungon shumë Manchesteri

Sinani | Friday, July 05, 2013 |

Cristiano Ronaldo e pranon se i mungon Manchester Unitedi dhe futbolli anglez, por insiston se është i lumtur më jetën që po e bën në Real Madrid. 28 vjeçari flitej se mund të rikthehet gjatë kësaj vere në Old Trafford, ku kaloi 6 sezone.
Mirëpo, përfaqësuesi portugez nuk e ka ndërmend të lëviz nga ‘Los Blancos’, ku synon ta fitojë Ligën e Kampionëve, të dhjetën në histori të klubit nga Santiago Bernabeu.
“Më mungon futbolli anglez. Për mua ishin ndër vitet më të mira të karrierës kur isha në Manchester United. Çdokush e di se ky është një klub është ende në zemrën time dhe se më mungon shumë”, theksoi Ronaldo, në një event promocional në Singapor.
“Mirëpo, tash jeta ime është në Spanjë. Po e shijoj futbollin atje, po ashtu. Pjesa e jetës sime është në Madrid, por në të ardhmen nuk i dihet. Jam vërtetë i lumtur në futbollin spanjoll”, përfundoi Ronaldo.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!