Sa vjet i ki o Falc-ao?

Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |

Ylli i Monacos, Radamel Falcao është 27 apo 29 vjeçar? Kjo është pyetja që po diskutohet në Kolumbi aktualisht.
Televizioni kolumbian Noticias Uno, ka siguruar certifikatën e lindjes së ish sulmuesit të Atletico Madridit, derisa aty shkruan se Falcao ka lindur në vitin 1984 dhe jo 1986.
Nëse kjo është e vërtetë atëherë golashënuesi më i mirë është 29 vjeç dhe jo 27.
Por, sipas babait të Falcaos, në certifikatë është bërë gabim derisa këmbëngulin se 1986 është viti i saktë i lindjes.
Dokumenti është siguruar nga shkolla Claver San Pedro në Bucaramanga, dhe Principal Wilson Serrano beson se kjo nuk është gabim.
“Për ta futur një fëmijë në shkollë, dikush duhet të paraqesë një certifikatë zyrtare të lindjes në formën origjinale. Ne nuk pranojmë kopje. Kjo është marrë nga regjistri zyrtar”, ka thënë ai për televizionin Noticias Uno.
Në botën e futbollin edhe në të kaluarën ka pasur raste kur futbollistët, sidomos ata nga Afrika, kanë zvogëluar vitet. Kjo është bërë me qëllim që të përfitojnë kontrata më të majme.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!