Ibrahimovic, lojtari më i shtrenjtë në histori

Sinani | Tuesday, July 23, 2013 |

Cilat ishin transferimet me të shtrenjta në histori të futbollit? Nëse e kthejmë memorien prapa, gjejmë shumë futbollistë të mëdhenj që i kanë ndërruar mjediset për shuma të konsiderueshme parash. Disa prej tyre kanë sjell fryt e disa të tjerë kanë dështuar.
Më poshtë mund ta shihni renditjen e 20 lojtarëve më të shtrenjtë në histori të futbollit, duke e llogaritur shumën e transferimeve për një skuadre në tjetrën, gjatë tërë karrierës.
Në pozitën e parë e gjejmë pa diskutim sulmuesin Zlatan Ibrahimovic, i cili ndërroi shtatë skuadra, të cilat për të paguan më shumë se 169 milionë euro. Transferimet nga Interi në Barcelonë dhe më pas nga Milani në Paris Saint Germain, kanë qenë mjaft fitimprurëse për ekipet që e shitën futbollistin me prejardhje boshnjake.
Nëse shkojmë përpara, e gjejmë Nicolas Anelkan, i cili befason me 134 milionë euro, kurse i treti është Hernan Crespo, me 121 milionë.

Category:

Ju pelqen artikulli shperndaje me shoke!